Site icon PORTALB

Fyle: Maqedonia gjatë kohë priste para një dere të mbyllur

Fyle: Maqedonia kohë të gjatë priste para një dere të mbyllur

Fyle: Maqedonia kohë të gjatë priste para një dere të mbyllur

Të gjithë e dimë se Maqedonia duhej të priste kohë të gjatë para një dere të mbyllur, duke pritur anëtarësimin në NATO dhe BE. Unë jam nga ata persona që besojnë se nuk është mirë t’i lëmë partnerët gjatë kohë të presin para dere. Besoj se integrimi është mjeti më i mirë për t’u marrë me nacionalizmin. Jam i bindur se izolimi e ushqen nacionalizmin.

Kështu deklaroi euro komisari për zgjerim të BE-së, Stefan Fyle në takimin me kryetarin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev, njofton agjencia bullgare “Fokus”.

“Unë jam këtu për të ndihmuar në përcaktimin e asaj se si Komisioni Evropian mund të ndihmojë në Bullgari, për ta hapur potencialin e saj në sferën e politikës së fqinjësisë. Do kisha dashur të bisedojmë edhe në lidhje me marrëdhëniet  e mira fqinjësore në Ballkanin Perëndimor, ashtu që të gjitha fqinjët këtu të ndjehen rehat në vendet e tyre./Portalb

Exit mobile version