Site icon PORTALB

Ngadalësoni plakjen duke ia dhënë lëkurës hidratimin e duhur

Ngadalësoni plakjen duke ia dhënë lëkurës hidratimin e duhur

Pa marrë parasysh se çfarë lloji të fytyrës keni, lëkurë të thatë, të yndyrshme apo normale, përdorni kremra të cilat posedojnë përbërës të dobishëm. Tashmë edhe është vërtetuar se pa ujë lëkura nuk mundet të funksionojë në mënyrën më të mirë, e kurrsesi në mënyrën me të cilën ne do të ishim të kënaqur.

Do të ishte mirë që për të mirën e lëkurës suaj të shmangni përbërësit sintetikë të cilët mund ta dëmtojnë lëkurën tuaj, madje në të shumtën e rasteve vetëm sa e përshpejtojnë dhe vënë në pah shenjat e plakjes dhe theksimin e rrudhave.

Edhe pse shumica e njerëzve kremin për mbrojtje nga dielli e vënë vetëm kur shkojnë në plazh dhe gjatë stinës së ngrohtë të verës, ekspertët sugjerojnë që edhe gjatë vjeshtës, edhe gjatë dimrit ta mbroni fytyrën tuaj ndaj dielli.

Pra, sa herë që t’i ekspozoheni diellit lëkura juaj duhet të jetë e mbrojtur. Në fakt, si mungesë e kujdesit të tillë, fytyra juaj shumë shpejt mund të shndërrohet në një lëkurtë më pak elastike që ndikon në shfaqjen e rrudhave./Portalb

Exit mobile version