Site icon PORTALB

Pendarovski nesër në Shqipëri, takime me Ramën, Metën dhe Ruçin

Meta-Pendarovski

Meta-Pendarovski

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Stevo Pendarovski nesër do të realizojë vizitën e parë të tij zyrtare në Shqipëri, transmeton Portalb.mk.

Ai do të marrë pjesë në Samitin e Paqes së Evropës Juglindore që do të mbahet në Tiranë, nën organizimin e Federatës Universale të Paqes.

Në vazhdën e pjesëmarrjes së tij në Samit, Pendarovski do të realizojë takime me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me presidentin, Ilir Meta dhe me kryeparlamentarin, Gramoz Ruçi.

Exit mobile version