Site icon PORTALB

Lumezi: Kemi kërkuar ndihmë nga SHBA-të për hetimin e vdekjes së Deharit

Aleksandër Lumezi

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se do të kërkojë ndihmë nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, për hetimin e vdekjes së Astrit Deharit.

Kështu ka thënë ai për arbresh.info, duke theksuar se e njëjta prokurori do ta hetojë rastin, sepse kompetenca territoriale është e Prizrenit, transmeton Klan Kosova.

“Kemi kërkuar prej Ambasadës Amerikane që të na sjellin ndonjë prokuror apo dikë që mund të na ndihmoj në hetimin e këtij rasti, në mënyrë që ta zbardhim të vërtetën”.

“E njëjta prokurori do ta hetoj rastin, sepse kompetenca territoriale është e Prizrenit, dhe s’mundet ndonjë prokurori tjetër. Por do ta kërkojmë edhe ndihmën ndoshta të partnerëve ndërkombëtar me na ndihmua në hetimin e këtij rasti”.

Për t’u informuar më shumë rreth këtij rasti, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Exit mobile version