Site icon PORTALB

Ja çfarë la uragani Sandy pas (FOTO)

Nju Jorku

Nju Jorku

Superstuhia Sandy la Nju Jorkun dhe iu drejtua Kanadasë, duke lënë pas shkatërrim, kaos dhe viktima si asnjëherë tjetër më parë në kryeqendrën e botës.

Imazhet e publikuara në mediat amerikane dhe ato botërore flasin vetë. Shtëpi të shkatërruar, rrugë dhe metro të mbushura me ujë, por më tragjikja; mbi 48 viktima.

Rrugët e Nju Jorkut janë mbushur me ujë dhe metrotë janë bllokuar keqazi, aq sa paniku dhe frika më e madhe është që për ditë të tëra qarkullimi në qytet do të jetë i paralizuar.Autoritetet thonë se do të duhen ndoshta edhe katër ditë që të eliminohet totalisht uji në metro.

Exit mobile version