Lojtarët shqiptarë e rrahën gjyqtarin serb
Futbollistë të klubit shqiptarë, të Klubit Futbollistik Isa Boletini Sindelfingen, që është pjesë e rangut të ulët të futbollit gjerman, kanë sulmuar gjyqtarin serb, Darko Milakoviç.
Ngjarja ndodhi në ndeshjen me FSV Deufringen, ku skuadra shqiptare humbi me rezultat 4 me 2.
Rrahja ndodhi derisa rezultati ishte 3-2, transmeton KlanKosova.
Milakoviç nxiti frustrimin e futbollistëve pasi përjashtoi dy lojtarë të Isa Boletinit.
Pas përfundimit të takimit, tre lojtarë raportohet se sulmuan serbin duke i shkaktuar lëndime në këmbë.
Sipas mediave serbe, gjyqtarin pastaj e sulmuan edhe futbollistë të tjerë.
Në mbrojtje të tij dolën futbollistët e klubit Deufrungenit, të cilët e mbajtën të sigurt derisa erdhi policia.