Site icon PORTALB

Vuçiq: S’ka njohje të Kosovës në kufijtë aktual

Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka përjashtuar mundësinë që Beogradi duhet ta njohë Kosovën brenda kufijve të saj aktual.

Ai në një intervistë për Standardin e Vjenës ka shtuar se nuk ka gjasa që Beogradi ta njohë Kosovën edhe pse thotë se ka dëgjuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që BE-ja ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe se mund të kërkonte njohje nga Beogradi, transmeton Klan Kosova.

I pyetur nëse Serbia do ta njohë ndonjëherë Kosovën si një anëtare e barabartë të bashkësisë ndërkombëtare, Vuçiq u përgjigj se kjo ishte një pyetje e vështirë për serbët..

Exit mobile version