Site icon PORTALB

Haradinaj: Partnerët e koalicionit i kanë marrë meritat për gjërat e mira të Qeverisë, të këqijat më mbetën mua

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka hedhur akuza ndaj liderët të tjerë të koalicionit, si PDK, Nisma, AKR, shkruan Periskopi.

Haradinaj ka thënë se partnerët e tjerë të koalicionit me të cilin ka udhëhequr ai, në terën i kanë përmendur të mirat e qeverisë duke ia lënë atij vetëm puntë e këqija.

“Punët e mira i marrin e krejt të këqijat t’i gjujnë ty, kur janë shku në teren i kanë marrë si psh Ligjin për paga, Ushtrinë, Ligjin për Prishtinën për Trepçën e për të këqijat ja drejtojnë gishtin qeverisë”, ka thënë ai në Debat Plus.

Ndër të tjera, Haradinaj nuk e ka mohuar dëshirinë për t’i fituar zgjedhjet.

“Kemi pas dëshirë me i fitu zgjedhjet”, u shpreh ai.

Exit mobile version