Site icon PORTALB

“Këshilli i Ambasadorëve” i zhgënjyer me vendimin e BE-së: RMV-ja i ka përmbushur gati të gjitha kriteret e KE-së

Shoqata për politikë të jashtme dhe ndërkombëtare “Këshilli i Ambasadorëve” është shprehur i zhgënjyer për vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për mosçeljen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut, pasi siç vlerësojnë, shteti i ka përmbushur gati të gjitha kriteret e parashtruara nga Komisioni Evropian, transmeton Portalb.mk.

“Përkundër faktit se vendi i përmbushi gati të gjitha kriteret e parashtruara nga Komisioni Evropian që vitin e kaluar edhe  kontributin e madh që vendi e dha për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes bilaterale me Republikën e Bulgarisë. Këshilli i Ambasadorëve me keqardhje e pranon faktin se nevoja për përmasimin e efikasitetit të brendshëm dhe funksionalitetit të BE-së ishte fakt vendimtar që Këshilli evropian kësaj radhe përkohësisht të sjell vendim t’i vonojë ambiciet dhe synimet e Republikës së Maqedonisë Veriore për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, me çrast vendet anëtare do të kishin mundësi të binden në aftësitë dhe kapacitetet tona nëpërmjet plotësimit të të gjitha standardeve dhe kritereve evropiane për t’u bërë anëtare  e kësaj familjeje të madhe evropiane”, thuhet në kumtesën e “Këshillit të Ambasadorëve”.

Këshilli i ambasadorëve u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve dhe organeve të shtetit

Nga atje kanë përshëndetur edhe arritjen e konsensusit ndërmjet partive politike në takimin e liderëve, për të vazhduar rrugëtimin për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian (BE).

Kjo vjen pasi, Këshilli i BE-së, dhënien e datës për nisjen e negociatave me RMV-në dhe Shqipërinë e shtyu për në maj të 2020-s, për shkak se liderët nuk arritën kompromis gjatë samitit dyditor që u mbajt në tetor. Samiti dyditor, erdhi pas Mbledhjes ministrore që u mbajt në Luksemburg, ku nuk u arrit kompromis se, a duhet a po jo t’i fillojnë negociatat RMV-ja dhe Shqipëria, për çfarë, vendimin ia kaluan liderëve.

Exit mobile version