Site icon PORTALB

Thaçi: zgjedhjet më 12 prill, lajm i mirë

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, zgjedhje, takim liderësh, Vila Vodno

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi

12 prilli mendoj se është lajm i mirë, që të kemi zgjedhje të parakohshme”, tha lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi pas takimit të liderëve që u mbajt sot në Vilën Vodno, transmeton Portalb.mk.

Sa i takon regjistrimit, i cili u paralajmërua për në prill të 2020-s, Thaçi thotë se është vështirë të realizohet.

“Tash është e komplikuar, sepse Qeveria e tanishme e ka paraparë mu në atë kohë datën, që edhe po të ketë ndonjë marrëveshje, sërish nuk mundet”, tha Thaçi.

Zgjedhjet u diskutuan në pjesën e dytë të takimit, ndërkaq në pjesën e parë u riafirmua qëndrimi për rrugëtim evropian të RMV-së në BE, pavarësisht se kush do të jetë në pushtet dhe opozitë.

Takimi i liderëve vjen pasi Këshilli i BE-së, dhënien e datës për nisjen e negociatave me RMV-në dhe Shqipërinë e shtyu për në maj të 2020-s, për shkak se liderët nuk arritën kompromis gjatë samitit dyditor që u mbajt në tetor.

Exit mobile version