Site icon PORTALB

Gjatë një sulmi të forcave kurde në Siri jetën e humbi një ushtar turk

Kurdët, popull pa shtet

Kurdët, ilustrim

Një ushtarë turk e ka humbur jetën, ndërsa një është lënduar gjatë sulmit të sotëm të të ashtuquajturve Njësive për mbrojtjen e popullit në qytetin Tel Abjad, në verilindje të Sirisë, kumtoi Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.

Në kumtesë theksohet se pjesëtarët e Njësive për mbrojtjen e popullit me armë kundër tankeve dhe armëve të lehta i kanë sulmuar ushtarët turk të cilët kanë kryer misione mbikëqyrëse dhe hetuese në qytet.

Ministria turke e Mbrojtjes potencoi se është përgjegjëse për sulmin, si dhe se Ankaraja edhe krahas dhunës mbetet e përkushtuar në marrëveshjen për armëpushim.

Turqia dhe SHBA-ja të enjten u dakorduan për armëpushim të përkohshëm në afat prej pesë ditëve, derisa forcat kurse nuk tërhiqen nga “zona e sigurisë”.

Exit mobile version