Site icon PORTALB

Forcat demokratike siriane: Na lejoni evakuim dhe ne do të tërhiqemi

Siri. Foto: AA

Siri, ilustrim. Foto: AA

Një përfaqësues i forcave kurde deklaroi se kurdët do të tërhiqen nga rajonet kufitare në pajtim me marrëveshjen, pasi Turqia lejon evakuimin e luftëtarëve të mbetur dhe civilëve nga qyteti i rrethuar Ras al Ain.

Redur Halili, përfaqësues i Forcave demokratike siriane mbrëmë deklaroi se evakuimi nga Ras al Ain u planifikua për sot, nëse nuk vjen deri në anulim.

Ai shtoi se forcat kurde do të tërhiqen 30 kilometra nga kufiri.

Kjo është hera e parë që forcat kurde të paralajmërojnë se do të do të tërhiqen nga kufiri me Turqinë.

Halili potencoi se dje ka pasur evakuim të pjesërishëm nga Ras al Ain dhe se i njëjti u zbatua në koordinim me SHBA-në

Exit mobile version