Prokuroria ka kërkuar paraburgim për personin nga Haraçina e Shkupit, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, në sirtarë është gjetur bombë dore, transmeton Portalb.mk.
Siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike – Shkup, bastisja është realizuar më 18 tetor 2019, ndërkaq bomba e dorës është e modelit F1.
Personi dyshohet se ka kryer veprën penale “përpunim, mbajtje dhe tregti e paautorizuar me armë dhe materie shpërthyese”.