Site icon PORTALB

Samiti i KE-së, Lagarde u zgjodh shefe e Bankës Qendrore Evropiane

Christine Lagarde

Christine Lagarde, u zgjodh shefe e Bankës Qendrore Evropiane sot në Samitin e Këshillit EvropianAjo si ish-presidente e Fondit Monetar Ndërkombëtar, pritet të marrë zyrtarisht detyrën e re në 1 nëntor dhe bashkë me të edhe shumë përgjegjësi në rritje, njofton Portalb.mk.

“Debati, kundërshtimi dhe argumenti, janë të gjitha të nevojshme dhe të shëndetshme”, ishte shprehur ajo në një intervistë.

Paraardhësi i saj, Mario Draghi ka lëshuar një paralajmërim të qartë se, Banka Qendrore, e cila ka ulur normat e interesit në kufijtë historike dhe ka rifilluar programin e saj të blerjes së bonove, po arrin nivelet e mundshme të asaj që mund të bëjë për të stimuluar ekonominë e ngadalësuar të rajonit. Prandaj, sipas tij është koha e duhur që edhe qeveritë të hynë në lojë, për të stimuluar rritjen.

Ndërkohë, mosmarrëveshjet brenda radhëve të Bordit të Bankës Qendrore po rriten. Më shumë se një e treta e anëtarëve të ekipit udhëheqës kundërshtuan vendimin e institucionit, në fillim të këtij muaji për të shtypur para për një afat të pacaktuar, me qëllim blerjen e aseteve financiare.

Exit mobile version