Site icon PORTALB

Data e BE-së, Borisovi e këshilloi Zaevin të mos japë dorëheqje

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov ka theksuar se e ka këshilluar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev të mos dorëhiqet, pavarësisht se dështoi marrja e datës për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE), transmeton Portalb.mk.

“I thashë kryeministrit maqedonas Zoran Zaev që të mos parashtrojë dorëheqjen”, ka deklaruar mbrëmë pas takimit të liderëve evropian në Bruksel, Borisovi.

Ai ka treguar se mbi këtë temë ka folur gjatë me Zaevin.

“Kisha një bisedë të gjatë me te dhe i thashë që të mos parashtroj dorëheqjen”, tha Borisovi.

Përndryshe, tashmë është e qartë, RMV-ja dhe Shqipëria kanë dështuar të marrin datën për nisjen e negociatave me BE-në. Kjo bëhet e ditur nga media “Euroactiv”, nga deklarata e raportueses së Kosovës në Parlamentin Evropian (PE), Tanja Fajon dhe nga agjenda e ditës së dytë të Samitit të BE-së.

Exit mobile version