Site icon PORTALB

Borisov: Mos hapja e negociatave, mundësi që mund të rikthehet pas 15 vitesh

Bojko Borisov

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov e konsideron gabim të madh historik mos-hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas Borisov, një mundësi e tillë mund të rikthehet pas 15 vitesh.

“Të vendosësh për mos-hapjen e negociatave do të ishte një gabim historik. Do të ishte një goditje e rëndë për këto vende, pasi një mundësi e tillë mund të rikthehet në 10-15 vite”, është shprehur Borisov përpara takimit të Këshillit Evropian, transmeton TopChannel.

Kryeministri bullgar theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë mbështetje, në të kundërt askush nuk duhet të pyesë përse përhapet xhihadizmi apo përse Kina vjen vërdallë.

Exit mobile version