Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Stevo Pendarovski, duke komentuar Samitin dyditor të liderëve të Bashkimit Evropian (BE), ka thënë se janë duke u bërë përpjekjet e fundit rreth formulimeve që do të shfrytëzohen nga Këshilli i BE-së, transmeton Portalb.mk.
“Janë duke u bërë përpjekjet e fundit diplomatike nga ana jonë, sepse puna nuk ka përfunduar. Janë duke u bërë përpjekjet e fundit rreth formulimeve që do të shfrytëzohen. Prandaj, në këtë moment unë nuk do të them se, do të refuzohet në mënyrë rigide nisja e negociatave qasëse”, tha Pendarovski.
Nga ana tjetër, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska ka deklaruar se, dallimi i vetëm që është mes RMV-së dhe nisjes së negociatave qasëse me BE-në, nuk janë realizimi i reformave nga RMV-ja, por reforma që duhet të realizohet nga BE-ja.