Site icon PORTALB

Është lëshuar në përdorim rezervuari për furnizim me ujë të pijshëm në Zhelinë

Është lëshuar në përdorim rezervuari për furnizim me ujë të pijshëm në Zhelinë

Është lëshuar në përdorim rezervuari për furnizim me ujë të pijshëm në Zhelinë

Premtimi i kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemit për furnizim me ujë, dhënë në programin e tij zgjedhor për zgjedhjet lokale të vitit 2017 (faqe 7) në pjesën Urbanizimi, është realizuar. 

Premtim: Angazhimi për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e ujësjellësit

Buxheti: 41.000.000 denarë

Me 04.10.2019 në ueb-faqen e Komunës së Zhelinës u publikua se me projektin nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe me bashkëparticipimin e Komunës u ndërtua rezervuari ujë në Zhelinë.

Në komunikatë nga Komuna thuhet se:

Pas një punë të gjatë dhe të pandërprerë sot zyrtarisht lëshojmë në përdorim rezervuarin për ujë në lagjet e Komunës së Zhelinës. Ky projekt u zbatuar përmes Ministrisë për Transport dhe Lidhje. 

Në hapjen solemne ishe i pranishëm edhe kryetari Sejdiu, i cili deklaroi:

Ky projekt është zbatuar me ndihmën e Ministrisë për Transport dhe Lidhje, ne si komunë sot kemi marr çelësat e këtij rezervuari. Ajo çka më gëzon është se Komuna e Zhelinës ka pasur problem afatgjatë me furnizimin me ujë i cili është zgjidhur. 

Në hapjen solemne ishte i pranishëm edhe përfaqësues nga ministria për Transport dhe Lidhje e cila deklaroi se ky projekt është realizuar me hua të marr nga Banka Evropiane për Investim, ndërsa në periudhën e ardhshme do të investohet për përfshirjen edhe të fshatrave të tjerë:

Projekti është realizuar përmes huas së marr nga Banka Evropiane për Investim. Me këtë projekt kapital do të rregullohet problemi me furnizimin me ujë në Komunën e Zhelinës dhe fshatrave. Pompat janë financuar edhe nga Banka Evropiane me bashkëpunim të përbashkët. (Sllobodanka Spirovska – prej minutës 1,34 të videos)

Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 41.000.000 denarë, prej ku Komuna e Zhelinës ka bashkëfinancuar me 8.000.000 denarë, pjesa e mbetur është siguruar nga Ministria përmes Bankës Evropiane për Investim. Ky rrjeti i ujësjellësit do të ketë tre puse, por në këtë periudhë funksionale do të jenë vetëm dy prej tyre. Dy puse do të sigurojnë minimum 60 litra ujë në sekondë.

Është e rëndësishme që të përmendet se ky projekt zgjodhi problem të mungesës së ujit për pije të banorëve të fshatit Zhelinë. Po ashtu, parashihet se në fazën e radhës do të zgjidhet problemi me ujin për pije të banorëve të: Pallaticës, Treboshit, Uzurmishtit, Leshnicës, Dëbërcës, Grupçinit, Çiflikut, Llërcës, Kopaçindollir, Novo Sellës dhe Rogles.

Duke pasur parasysh informacionet e lartpërmendura ky premtim i kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blesim Sejdiu, e vlerësojmë për të realizuar. 

Burimi: Vertetmates

Exit mobile version