Site icon PORTALB

Mogherini: Liderët evropian të marrin vendimin e duhur për Shkupin dhe Tiranën

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini/ Foto:AFP

Për të forcuar përparimi i Ballkanit, tani është koha për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shpresoj se liderët tanë do të marrin vendimin e duhur në ditët në vijim, tha sot Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Në një fjalim për “Rolin e BE-së si një lojtar global” në Universitetit e Oksfordit, Mogherini theksoi ndër të tjera, se BE duhet të stabilizohet dhe të bashkojë kontinentin e vet duke sjellë Ballkanin Perëndimor në BE.

“Për t’i bërë luftërat të pamundura në kontinentin tonë, Evropa duhet të bashkohet duke futur Ballkanin në BE. Vitet e fundit kemi bërë hapa domethënës, duke filluar nga marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa përparim i rëndësishëm, megjithë vështirësitë, është arritur në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Mogherini, shkruan Nova.tv.

Ajo vlerësoi që të gjashtë partnerët në rajon kanë zbatuar reforma kryesore dhe se liderët dhe popujt e Ballkanit Perëndimor janë bërë të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit.

“Ky është principi themelor i njejtë nga i cili filluan hapat e parë për formimin e Bashkimit Evropian pas Luftës së Dytë Botërore. Ndaluam së luftuari mes vete në momentin kur kuptuam që bashkëpunimi është më i mirë sesa mosmarrëveshjet”, sqaroi shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

Në mbledhjen e ministrave të punëve të jashtme të Bashkimit Evropian, që u mbajt sot në Luksemburg, nuk është marrë vendim se, a ti jepet ose jo data për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE) Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe Shqipërisë. Holanda mbetet ende në vendimin fillestar, e kurse eurokomesari për Zgjerim në largim, Johanes Han ka ndezur alarmin se, Rusia, Kina dhe Turqia janë të pranishme me agjendat antievropiane, transmeton Portalb.mk.

Epilogun jo në favor të të dy shteteve pretendente dhe për politikën e BE-së, e kanë ndikuar:

Vendimi final pritet të merret më data 17 dhe 18 tetor, në Samitin e BE-së. E deri te ajo, kanë qenë Holanda, e cila edhe pas Mbledhjes ministrore, ka përsëritur qëndrimin fillestar.

Exit mobile version