Site icon PORTALB

Ministri holandez: RMV-ja është më e gatshme se Shqipëria për nisjen e negociatave me BE-në

Ministri i Punëve të Jashtëm i Holandës, Stef Bllok

Ministri i Punëve të Jashtme i Holandës, Stef Bllok sot e përsëriti qëndrimin e shtetit të tij se, Maqedonia e Veriut është më e gatshme se, Shqipëria për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian (BE), njofton Portalb.mk.

Këtë deklaratë Blloki e dha para se të fillojë mbledhja e Këshillit të ministrave të BE-së në Luksemburg, dhe shtoi se, Holanda vlerëson se çdo shtet duhet të vlerësohet sipas plotësimit të kritereve dhe kriteret nuk janë ndryshuar nga BE-ja.

“Të dyja vendet u angazhuan fortë. Lidhur me Maqedoninë e Veriut mendojmë se duhet të ndërmerret edhe një hap i rëndësishëm, ndërsa ai është Ligji për prokurorinë publike. Nëse ky kusht plotësohet mendojmë se negociatat inkuadruese duhet të fillojnë. Lidhur me Shqipërinë, mendojmë se duhet të kryhet edhe shumë punë dhe se akoma nuk është e gatshme për fillimin e negociatave”, tha Bllok.

I pyetur nëse Ligji për prokurorinë publike është kusht për fillimin e negociatave, Bllok nuk dha përgjigje të saktë. Tha se për çdo rast një ligj i tillë duhet implementuar, pasi qeverisja e së drejtës është kriter kyç për inkuadrimin në BE.

Exit mobile version