Kosova del shumë shpejt në avantazh në ndeshjen me Malin e Zi, me një gol të shënuar nga Rrahmani.
Porta e malazezëve mposhtet në minutën e 10-të pasi Rrahmani dërgon në rrjetë një top që mori nga goditja e këndit.
Shqipëria del në avantazh ndaj Moldavisë në minutën e 22-të me një gol të shënuar nga Cikalleshi.
Shqipëria synon për fitoren e katërt kundër Moldavisë. Pas disa aksionesh të njëpasnjëshme, më në fund kuqezinjtë arritën të gjejnë rrjetën e Moldavisë.