Site icon PORTALB

Qeveria e RMV-së do ta fillojë karvanin e seancave në terren

Ndryshe nga herët tjera, ku seancat qeveritare janë zhvilluar në godinën e Qeverisë në Shkup, nga nesër, të njëjtat do të zhvillohen në terren, në qytete të ndryshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Karvani i seancave qeveritare në terren do të nis nesër, në Manastir dhe e njëjta do të mbahet në godinën e Komunës së Manastirit, me fillim prej ora 18:00.

Siç kumtojnë nga Qendra Mediale e Qeverisë, me seancën do të kryesojë kryeministri, Zoran Zaev, ndërkaq pjesëmarrë do të jenë kryetarët e rajonit të Pelagonisë, komunat Manastir, Prilep, Krushevë, Krivogashtan, Dolnen, Novaci, Mogilla dhe Demir Hisari

Exit mobile version