Site icon PORTALB

Aksident në rrugën Strumicë – Radovish, ka edhe viktima

Policia e Maqedonisë, ilustrim

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar, në aksidentin që ndodhi në rrugën Strumicë – Radovish, njofton Portalb.mk.

Aksidenti ka ndodhur sot, rreth orës 4:20 në rrugën Strumicë – Radovish, në udhëkryqin për fshatin Radiçevë.

Në aksident janë përfshirë një kamion i markës “DAF” dhe një veturë “Sharan”. Në tërheqjen e personit që e humbi jetën dhe të lënduarit nga automjeti kanë marrë pjesë gjashtë zjarrfikës dhe një automjet i zjarrfikësve me përdorimin e veglës hidraulike.

I lënduari është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Strumicës, ndërsa ekspertiza në vendin e fatkeqësisë zgjat akoma.

Exit mobile version