Site icon PORTALB

Stoltenberg: Nevojitet të ndalohen vuajtjet e njerëzve në Siri

Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se është shumë me rëndësi që të ndërmerren të gjitha përpjekjet e mundura për të ndaluar vuajtjet e njerëzve në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nevojitet që të zbuten vuajtjet e njerëzve në Siri. Më e rëndësishme në luftën kundër DEASH-it është që të jemi afër njëri tjetrit dhe këtë organizatë ta kufizojmë sa më shumë”, tha Stoltenberg në Athinë pas takimit me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ai po ashtu theksoi se është shumë me rëndësi që të gjitha vendet në botë të respektojnë të drejtën ndërkombëtare.

“Megjithatë, roli i NATO-s nuk është të marrë qëndrim lidhur me disa probleme të caktuara ndërkombëtare”, tha Stoltenberg.

Në fund theksoi se më e rëndësishme është që të ndalen vuajtjen e njerëzve në Sirinë e përfshirë nga lufta.

Exit mobile version