Site icon PORTALB

Sindikata paralajmëroi protestë dhe grevë, nëse dështojnë negociata me Ministrinë

Administratë, sportel, foto: Borçe Popovski, "Koletkif.mk"

Administratë, sportel, foto: Portalb

Damjan Mançevski, Ministri i shoqërisë informatike dhe administratë (MSHIA) është takua sot përsëri me përfaqësuesit e Sindikatës për administratë, organe gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve (SAOGjShQ) në krye me Pece Grujovski, transmeton Portalb.mk.

Sindikata premtoi se në rast dështimit të gjetjes së një zgjidhjeje të favorshme, hapi i radhës i tyre do të jetë protesta dhe greva.

Temë e negociatave është Marrëveshja kolektive dhe riorganizimi i paralajmëruar i sektorit publik, përmes transferimit të punëtorëve nga sektori publik ne atë privat. Te Marrëveshja kolektive problematike është pushimi vjetor, kontributet, mëditjet gjatë udhëtimeve zyrtare si dhe dilema se a do të vlen kjo Marrëveshje vetëm për anëtarët e Sindikatës.

“Shpresoj se pas takimit të sotëm do të dalim lartë-poshtë me qëndrime të harmonizuara dhe do të mundemi së shpejti ta nënshkruajmë marrëveshjen kolektive”, deklaroi Grujovski.

Exit mobile version