Florent Hasani nga Vushtrria ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes për Kosovën në ndeshjen kundër Gjibraltarit në minutën e 69-të.
Por, një detaj tepër interesant është parë pas përfundimit të pjesës së parë, ku trajneri i miqve nuk e ka dërguar ekipin e tij në dhomat e zhveshjes siç ndodh normalisht, por i ka mbajtur në fushë.
Pjesa e parë ishte mbyllur me rezultat 0-0.