Zaev: E kemi për detyrë të prezantojmë katër liritë e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria duhet të forcojnë bashkëpunimin rajonal dhe të prezantojnë parimet evropiane të bashkëpunimit dhe funksionimit dhe katër liritë e BE-së për rrjedhën e produkteve, lëvizjen e njerëzve, shërbimet dhe kapitalin, tha kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sot në Novi Sad. Ai, së bashku me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, dhanë një deklaratë për angazhimin e tyre për realizimin e katër lirive të BE-së – lëvizja e njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve – në Ballkanin Perëndimor, njofton Meta.mk.

“Ne kemi mundësi të përdorim potencialet tona të përbashkëta për të rritur tregtinë, rrjedhën e produkteve, lëvizjen e njerëzve, shërbimet dhe kapitalin. Këto janë katër liritë e BE-së. Në rajonin tonë duhet të prezantojmë parimet evropiane të bashkëpunimit dhe funksionimit. Ne duhet ta sjellim Evropën në Ballkan në secilin prej vendeve tona. Është një pjesë integrale e detyrave tona të shtëpisë për integrimin në BE. Proceset për realizimin e Zonës Ekonomike Rajonale duhet të forcohen dhe të përmbushen detyrat që kemi caktuar për njohjen e ndërsjellë të diplomave, certifikatave, uljen e barrierave tregtare, përmirësimin e infrastrukturës, futjen e procedurave doganore më të lehta dhe më të efektshme”, tha Zaev.

Ai sqaroi se Nisma për Forcimin e Bashkëpunimit Rajonal që nxiti Vuçiq është në kontekstin e nismave të tjera rajonale nën kujdesin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal midis vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda procesit të Berlinit.

“Kjo iniciativë është e hapur, mund të bashkohen edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si dhe aktorë të tjerë që mbështesin bashkëpunimin rajonal. Tani ne japim mbështetje të fortë politike, dhe në të ardhmen do të kemi takime të tjera pune për realizimin e angazhimeve tona”, tha Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp në Novi Sad.

Hapi i parë që do të merret në periudhën e ardhshme do të jetë heqja e të gjitha pengesave për lëvizjen e lirë sa më shpejt që të jetë e mundur, për të cilën do të ngrihet menjëherë një grup pune.

Nëpërmjet deklaratës janë të ftuar edhe liderët e tjerë në Ballkanin Perëndimor të bashkohen me takimin e tyre të parë më 10 nëntor në Ohër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button