Site icon PORTALB

Zaev: Premtuam pilot-projekte, punësim të 300 pilotëve nuk ka as në Murtinon time

Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev

Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, megjithatë s’ka premtuar se në Haraçinë do të punësohen 300 pilotë prej atje, siç theksoi një nga banorët gjatë emisionit debativ “Klik-plus” në “TV21”, njofton Meta.mk.

“Në Haraçinë premtuam realizim të pilot-projekteve dhe ato së bashku me Komunën po realizohen. Punësim të 300 pilotëve nuk ka as në Murtinon time”, tha Zaev sot në pres konferencën e Qeverisë, duke u përgjigjur në pytjeve të gazetarëve.

Paraprakisht edhe nga LSDM-ja këtë e vlerësuan si lajm të rremë.

“Persona me kredibilitet të ulët, gënjejnë se u kemi premtuar që do të punësohen 300 pilotë, kjo nuk është e saktë. LSDM ashpër i demanton gënjeshtrat e shprehura në emisionin televiziv “Klik-plus” në TV21, se kinse banorëve të Haraçinës u është premtuar që do të punësohen edhe atë 300 pilotë. Kjo nuk është e saktë. Bëhet fjalë për lajme të rreme klasike, të shprehura nga personi Shabi Bilalli, person me kredibilitet të dyshimtë”, thuhet në demantin e LSDM-së.

Kurse nga ana tjetër “TV21” ka reaguar ndaj demantit të LSDM-së dhe thonë që:”ne s’i posedojnë resurset të cilat i ka LSDM për të verifikuar identitetin e ndonjë personi të caktuar dhe të dhënat për të në kohë reale, drejtpërsëdrejti, jashtë studiove të saja televizive, në komunën ku TV21 është mysafir.”

“Koncepti i “Odës” ndoshta duket i huaj, por ka rregulla edhe për nikoqirin, por edhe për mysafirët. Prandaj, reagimi i Lidhjes Social-Demokratike të Maqedonisë rreth transmetimit të asaj që e quan lajm të rremë” nga një person me kredibilitet të dyshimtë, sepse gënjen që banorëve u është premtuar punësim u 300 pilotëve” TV21 e konsideron si ofenduese dhe joetike”,  thuhet në demantin e televizionit.

Exit mobile version