Së bashku me Shqipërinë dhe Kosovën, vendi ynë mbetet ndër të fundit në rajon që do të bën reforma në transportin hekurudhor. Hekurudhat e RMV – Transporti është për momentin i vetmi operator transportues në Maqedoni, që nuk është rasti në vendet tjera të Ballkanit. Edhe Serbia ka arritur të ndajë hekurudhën shtetërore para nesh në dy kompani – “Serbia voz” përgjegjëse për trafikun e pasagjerëve dhe “Serbia kargo” përgjegjëse për transportin e mallrave, transmeton Meta.mk.
Firma konsulente aktualisht është duke përgatitur një studim mbi ristrukturimin e Hekurudhave të RMV – Transporti, i cila duhet t’ia paraqesë qeverisë, deri në fund të këtij viti, modelet për ristrukturimin e të vetmit operator të transportit në vend.
Nga Ministria për transportit dhe lidhjeve për “Meta.mk” thonë se konsulenti aktualisht është duke punuar në analizën e segmentimit të kompanisë. Modeli më i mirë për ristrukturimin e Hekurudhave të RMV – Transporti do të dihet pasi të bëhet analiza.
Aktualisht është e pasigurt nëse qeveria jonë do të marrë rekomandime të ngjashme me vendet e tjera të rajonit që kanë arritur tashmë të transformojnë ndërmarrjet shtetërore atje. Bullgaria themeloi një holding me pronësi shtetërore, në vitin 2007, që përbëhej nga katër kompani. Për transportin e mallrave është përgjegjës kompani e veçantë që në tregun e liberalizuar garon me operatorët privatë. Në transportin e pasagjerëve ekziston vetëm një kompani, e cila merr subvencione nga qeveria bullgare për të mbuluar humbjet në transportin e pasagjerëve.
Edhe hekurudhat Kroate gjithashtu ndahen në tre kompani me përgjegjësi të kufizuar: HŽ Kargo, HŽ Putnički prijevoz dhe HŽ Infrastruktura. Në Mal të Zi, përgjegjës për transportin e paragjerëve me tren është “Željeznički prevoz Crne Gore”, ndërsa “Montekargo” është përgjegjës për transportin e mallrave. Greqia është përjashtim në rajon, pasi në vlugun e krizës u desh të shiste hekurudhën e saj “TrainOSE” kompanisë shtetërore të hekurudhës italiane “Ferrovie dello Stato Italiane”.
Transformimi i Hekurudhave të RMV – Transporti është thelbësor për zhvillimin e mëtutjeshëm të transportit hekurudhor në vend, i cili aktualisht po shënon rezultate të dobëta në punë. Ndarja në dy kompani për transport të pasagjerëve dhe mallrave do të hapte derën për operatorët privatë në hekurudhat e Maqedonisë, por për momentin Ministria e transportit dhe lidhjeve janë të rezervuar lidhur me këtë çështje:
“Në Ligjin për sistemin hekurudhor ka një dispozitë që përcakton se liberalizimi i tregut hekurudhor do të ndodhë me hyrjen e Republikës së Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian”, thonë nga kjo ministri.
Përveç ndarjes në dy kompani, shteti ka mundësi të shesë Hekurudhat e RMV ndonjë investitori të huaj të interesuar, por atëherë do të jetë edhe më e paqartë nëse pronari i ri do të ishte i interesuar për të mirëmbajtur trenat e pasagjerëve që krijojnë humbje gjatë punës. Nga buxheti shtetëror i Maqedonisë për vitin 2019 janë ndarë 430 milionë denarë për të mbuluar humbjet në transportin e pasagjerëve.
Sidoqoftë, në Planin e biznesit të Hekurudhave të RMV – Transporti për vitin 2019 qëndron se humbjet në funksionim shkaktohen jo vetëm nga transporti i pasagjerëve, por edhe nga transporti i mallrave. Humbjet e planifikuara në transportin e mallrave këtë vit janë mbi 4.6 milionë euro, ndërsa trenat e pasagjerëve do të shkaktojnë humbje prej 7.4 milionë euro. Ndërkohë, numri i trenave të pasagjerëve në vend po zvogëlohet vazhdimisht dhe bashkë me ta po zvogëlohet edhe interesi i qytetarëve për të udhëtuar me tren.
LEXO: Për t’u rritur numrat e pasagjerëve, duhet të ketë më shumë trena në ditë (Infografik)