Nesër do të ngritët aktakuza për rastin “Reket”, tha Vilma Ruskoska

Nesër do të ngritët aktakuza për rastin “Reket” të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka bërë të ditur shefja e kësaj prokurorie, Vilma Ruskoska, transmeton Portalb.mk.

Këtë e konfirmoi edhe kryeprokurori republikan, Lubomir Joveski.

“Hetimi në pjesën e parë për ‘Reket’ është në fund. Prokurorja Vilma Ruskoska punon në sjelljen e vendimit të prokurorit publik. Aq sa jam i informuar, gjatë ditës së nesërme do vijojë padi për këtë pjesë”, tha Joveski.

Kjo vjen pasi që ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva, si e dyshuar e tretë në rast, ka refuzuar të japë deklaratë para Ruskoskës, edhe pasi fillimisht kërkoi të realizojë mbikëqyrje në provat kundër saj.

Nga ana tjetër, dje deklaratë nuk ka dhënë as i dyshuari i parë, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13, pasi në momentin e hyrjes së tij, ka pasur të vjella – probleme shëndetësore, për çfarë është dërguar për mjekim në Spitalin “8 Shtatori”. Nga kjo e fundit kanë njoftuar se pas mjekimit, Boki 13 sërish është dërguar në paraburgim në Burgun e Shuto Orizares.

Në paraburgim në Shuto Orizare është edhe Janeva, e ndërkaq i dyshuari i dytë, Zoran Milevski i njohur me nofkën Zoki Kiçeec është në arrest shtëpiak.

Në rastin “Reket”, të dyshuar janë Katica Janeva, Boki 13 dhe Zoki Kiçeec. Dy të fundit dyshohen se, kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës, duke marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO EDHE: Kamçevi edhe bashkëpunues në rastin “Reket”, por edhe i dyshuar i parë në “Perandoria”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button