Site icon PORTALB

Arkitekti dhe këshilltari teknik dëshmuan te rasti “TNT”, seanca tjetër më 15 tetor

Objekti "Kosmos"

Objekti "Kosmos"

Dy dëshmitarët e palës mbrojtëse në rastin “TNT” kanë dëshmuar, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 15 tetor, transmeton Portalb.mk.

Lënda udhëhiqet nga gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa aty bëhet fjalë për rrënimin e kompleksit “Kosmos” me pronar Fiat Canoski. Ky i fundit ishte prezent në seancë bashkë me të akuzuarit Trajkovski dhe Janakievski. Ndërsa në mungesë po gjykohet Nikolla Gruevski.

Këshilltari teknik dhe arkitekti ishin dy dëshmitarët që janë marrë në pyetje në këtë seancë.

Fillimisht u mor në pyetje këshilltari teknik i propozuar si dëshmitar i palës mbrojtëse. Gjatë rrëfimit sqaroi se në vitin 2018 kur e ka përgatitur ekspertizën ka poseduar licencë valide, por, se e njëjta i ka skaduar në prill të vitit 2019.

Sipas tij, analiza e realizuar mbi nënshkrimet dhe vulat e kontestuara ka treguar se ata janë plotësisht autentik. Gjykata po ashtu e pyeti dëshmitarin se si e ka bërë krahasimin dhe analizën, gjegjësisht a e ka pasur për kontroll vulën origjinale.

“Tregova se vula origjinale fizikisht nuk ka qenë pjesë e dëshmive dhe thash se kam bërë krahasime të vulave të kontestuara me ata të pakontestuara të dokumenteve”, tha dëshmitari.

Dëshmitari i dytë i cili u rrëfye në seancën e fundit për “TNT”, ishte arkitekti i cili në bazë të urdhrit nga PSP në prill të vitit 2017, e ka realizuar ekspertizën e objektit “Kosmos”.

Gjatë rrëfimit të tij ai u përgjigj dhe sqaroi se si e ka përgatitur ekspertizën e objektit “Kosmos”. Gjithashtu pranoi se ka kryer ekspertiza të tjera për kompanitë e Canovskit, konkretisht edhe për objektin “Kosmos”, si dhe e ka pranuar se është takuar me investitorin para se ta dorëzojë raportin në PSP.

Exit mobile version