Site icon PORTALB

Zbulohet dëmtimi i Hysajt

Napoli ka konfirmuar se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj pësoi një thyerje të Sterumit gjatë dëmtimit që pati dje në ndeshjen kundër Torinos e cila u mbyll me rezultatin 0-0.

Mbrojtësi ra me kokë pas një përplasjeje me Cristian Ansaldin, dhe nga analizat me rreze X ju gjet edhe fraktura që kishte, transmeton TopChannel.

Teksa flitet që mund të mungojë të paktën 20 ditë, akoma nuk ka diçka zyrtare për mungesën që mund të ketë.

Por një gjë është e sigurt, në ndeshjet e kombëtares kundër Turqisë dhe Moldavisë ai nuk do të jetë.

Exit mobile version