‘’Mos e shfaqni më këtë film!’’, fansat e ‘’Joker’’ dalin të traumatizuar nga kinematë

Pak filma në botë janë parashikuar dhe janë pritur me padurim sikurse ”Joker” i Todd Phillips, që interpreton Joaquin Phoenix në rolin kryesor.

Siç shkruajnë mediat e huaja, filmi është shoqëruar edhe nga polemika të shumta mbi pretendimet se ai mund të nxiste dhunë në jetën reale, njofton Klan Kosova.

Por ”Joker”, ky film mjaft i diskutueshëm, ka shkaktuar shqetësime të mëtejshme tek dashamirët e tij shikues, e kjo u pa kur ata dolën jashtë kinemave pas shfaqjes së tij këtë fundjavë.

Disa shkruan pa fund në Twitter të premtën që e lëm pas, në lidhje me këtë film që flet për një klloun të margjinalizuar që kryen një seri vrasjesh.

Historia është treguar në mënyrë që të tërheqë simpati për të, thonë shumë kritikë, njofton Klan Kosova.

Në mesin e një numri të mesazheve dikush shkroi:

”Filmi shfaq dhunën dhe çështjet e shëndetit mendor”.

”Kurrë nuk kam dalë jashtë kur shfaqej ndonjë film, por me ”Joker” isha shumë afër”, shkroi një tjetër.

”Nëse nuk do ta shihja ”Joker” me një mik, unë me siguri do të kisha dalë nga teatri duke menduar se dikush duhet t’i thoshte Trump të mbyllej”.

”Djaloshi i bardhë doli pranë meje nga ”Joker” në minutat e fundit të filmit. U trondita nuk gënjej …”

”Mos e shfaqni më këtë film!”, shkruan disa të tjerë, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button