Në kuadër të projektit “Mos injoro! Reago”, udhëhequr nga Institutit për biologji dhe Instituti për studime në komunikim, do të ndërtohen dhjetë kopshte urbane, transmeton Portalb.mk.
Qëllimi i këtyre kopshteve urbane është si një masë e qytetarëve kundër ndotjes së ajrit, si dhe si një mundësi e mirë për të prodhuar perime sa më kualitative në afërsi të shtëpisë si dhe për gjelbërimin e hapësirave ku jetojmë.
Në kuadër të projektit, do të trajnohen qytetarët për mbjelljen dhe kujdesin e bimëve, por edhe do të monitorohen me qëllim që më pak të përdorin pesticide për kultivimin joorganik të bimëve.
Këto ide tashmë janë shumë funksionale nëpër vende e Evropës, duke krijuar kopshte gjithkund ku ekziston mundësia më e vogël.
Një nga dhjetë kopshtet që do të ndërtohet do të jetë në kulmin e një shtëpie në Marino të Shkupit, njëra do të jetë vertikalisht në një objekt në Novo Lisiçe, ndërsa tjerat nëpër oborret e shtëpive të ndryshme në Shkup.
Kopshti botanik po përgatit edhe rasatin i cili do të përdoret pastaj nga qytetarët gjatë rregullimit të kopshtit urban. Ndërkohë, qytetarët do të trajnohen se si të përgatitin tokën më pjellore për mbjelljen e bimëve.