Pierluigi Rotta dhe Matteo De Menegogo janë policët italianë, që u qëlluan për vdekje nga i ndaluari që dyshohet se ka probleme mentale, i cili grabiti revolen e njërit prej tyre dhe hapi zjarr brenda stacionit policor në Trieste të Italisë, shkruan Zëri.
Corriere de lla Serra raporton se policët 34 dhe 31-vjeçarë, i kishin ndaluar dy vëllezër me origjinë dominikane, nën dyshimin se kishin kryer vjedhje.
“Njëri nga dy vëllezërit, kërkoi të shkonte në tualet, ndërsa shfrytëzoi momentin të vidhte revolen e njërit prej tyre dhe i vrau. Ata nuk po keqtrajtoheshin, vetëm pritej të merreshin në pyetje” thuhet mes tjerash në raportin e policisë.
Policët Rotta dhe Monego, që u qëlluan brenda stacionit policor
Me të qëlluar mbi tre policët, njërin prej të cilët u plagos lehtë, të ndaluarit ikën nga stacioni policor. Por, nuk kaloi gjatë dhe të dy janë arrestuar.