Site icon PORTALB

Vetëm për një muaj në Komunën Qendër janë mbledhur 30 ton mbeturina

Mbeturina, reciklim, kosha, plehra, ndotje, shporta, kontejner, ndotje

Në shtator nga 10 deponi të paligjshme, Komuna e Qendrës ka mbledhur 30 ton mbeturina, njofton MIA.

Siç informojnë nga komuna, përpjekjet  për mjedis jetësor më të shëndetshëm dhe më të pastër realizohen me aksionet e shërbimit për mbajtje të higjienës në qendër të qytetit,  të cilët vazhdojnë  edhe në periudhën e ardhshme. Pastrohen deponitë e paligjshme dhe mblidhet  mbeturina e fortë në të gjitha pjesët  e Komunës Qendër.

Nga komuna Qendër apelojnë  mbeturina që mbeturinat  të lihen  në vende të veçanta për atë dedikim, sepse  rrethina e pastër dhe mjedisi i shëndetshëm jetësor janë përfitime për të gjithë ne.

Exit mobile version