Site icon PORTALB

Ukrainë, tre të vdekur nga ulja emergjente e avionit të mallrave

Rrëzimi i avionit në Hungari. Foto: Faqja zyrtare e Vladyslav Kryklii

Rrëzimi i avionit në Hungari. Foto: Faqja zyrtare e Vladyslav Kryklii

Avioni ukrainas i mallrave Antonov-12 sot bëri ulje emergjente pranë qytetit perëndimor Lviv, ku si pasojë kanë vdekur tre persona.

Sipas informacioneve paraprake, avioni u ul me fatalitete, tha ministria në një deklaratë.

“Si rezultat i përplasjes së avionit, tre persona humbën jetën, tre të tjerë u lënduan ndërsa fati i dy personave nuk dihet”, thuhet në deklaratë.

Më tej shtohet se avioni ishte i detyruar të bënte një ulje emergjente pasi ishte gati pa karburant.

Exit mobile version