Site icon PORTALB

Është kapur 1.8 ton drogë në Turqi, furgonët janë nisur nga Shqipëria

1.8 ton drogë e fshehur në dy furgonë është sekuestruar nga policia turke, një ngarkesë kjo që dyshohet se është nisur nga Shqipëria, njofton Top Channel.

Finalizimi i operacionit është shoqëruar me arrestimin e disa personave. Ndalimi dhe prangosja e tyre është kryer në mes të autostradës.

Bëhet me dijeni se polica kishte patur më parë informacione mbi ngarkesën në fjalë që do të kalonte përmes Shqipërisë.

Exit mobile version