Kamçevi edhe bashkëpunues në rastin “Reket”, por edhe i dyshuar i parë në “Perandoria”

Hetimi i rastit të madh “Perandoria”, ku i dyshuari i parë është Jordan Kamçev, do të vazhdojë të udhëhiqet nga prokurorja, Lile Stefanova, ka vendosur kryeprokurori republikan, Lubomir Joveski. Ky hetim, ka marrë numër të ri të arkivit në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, transmeton Portalb.mk.

Stefanova nuk do të varet nga nënshkrimi i shefes së prokurorisë, siç ndodhte me ish shefen Katica Janeva. Sipas ligjeve në fuqi, Stefanova do t’i nënshkruajë të gjitha urdhëresat. Ngjashëm, ndodh edhe me prokurorët tjerë, që do të përfaqësojnë lëndët që dalin nga materialet e përgjuara – “bombat”.

Shefe, tash është Villma Ruskoska, por pas çdo hetimi që është në PTHP-në për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, përgjegjës është vetë prokurori bartës i lëndës, në rastin “Perandoria”, Lile Stefanova. Gjithçka mbetet si në të kaluarën, sikur PSP-ja të mos kishte ekzistuar.

Për shkak të mendimit juridik të Gjykatës Supreme, në udhëheqësinë e gjykatësit tashmë të shkarkuar, Jovo Vangellovski, hetimi për “Perandorinë”, sipas informacioneve të “SDK”-së, përveç ekspertizave, nuk janë dëgjuar dëshmitarë nga ana e prokurores bartëse të lëndës, Lile Stefanova. Gjykata Supreme ndaloi të vazhdohet me këtë rast, i cili sipas dëshmive të siguruara deri tash, u tha se të dyshuarit e kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për mbi 10 milionë euro.

Në rastin “Perandoria” të dyshuar janë Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska – Kamçeva, Hristina Kamçeva – Stojçeska, Zorica Arsovski, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçec dhe Jovançe Taskovski.

Nga ana tjetër, Kamçevi është njëri nga iniciuesit kryesor të nisjes së hetimit të rastit “Reket”, pasi sipas deklaratave të vetë denoncuesit të rastit, kryeministrit Zoran Zaev ka qenë Kamçevi ai i cili është ankuar për reketim. Reketimi dyshohet të jetë bërë nëpërmjet Katica Janevës, në atë kohë kryeprokurore e Prokurorisë Speciale Publike, e cila udhëhiqte me lëndën “Perandoria”.

Edhe pse kishte të dhëna se “Perandoria” është dëmtuar për shkak të përpjekjes së Janevës që i njëjti të ndalojë, sepse në “Reket” nisi hetimi ndaj saj, sërish rasti është duke u vazhduar, sepse sipas hetimit, përpjekja e Janevës për ta liruar Kamçevin ishte e pasuksesshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button