Site icon PORTALB

Negociatat, Cakaj: Koha për të hapur bisedimet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj/ Foto: AA

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtëme, Gent Cakaj ka përshëndetur letrën e zyrtarëve të lartë të Brukselit, ku I kërkohej BE që të hapte negociatat për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në Twitter, Cakaj e cilëson letrën si një mesazh të drejtë e inkurajues për një vendim pozitiv të Këshillit të Evropës në tetor, transmeton Vizion Plus.

 

“Një mesazh shumë i drejtë dhe inkurajues për një vendim pozitiv të Këshillit të Evropës në tetor. Faleminderit Presidentit të Parlamentit Evropian, Juncker dhe Ursula von der Leyen për udhëheqjen dhe mençurinë tuaj strategjike! Tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut!”

Exit mobile version