Bllokimi i mundshëm nga Sofja për Shkupin në BE u hoq – kërcënimet mbesin

Mundësia e bllokimit për të marrë datë për negociata të Republikës së Maqedonisë së Veriut për aderim në Bashkimin Evropian që e shënoi javën është hequr, por kërcënimet e Sofjes për procesin e përgjithshëm të integrimit të vendit mbeten, shkruan Meta.mk, përcjell Portalb.mk.

Ky është epilogu i një situate të tensionuar afatshkurtër që u krijua, me sa duket pa kurrfarë provokimi , e që ka të bëjë me punën e komisioneve të Maqedonisë dhe Bullgarisë për të shqyrtuar çështjet problematike në historinë dhe në arsimin e të dy vendeve. Një muaj më parë, Bullgaria u përpoq të imponojë afate për zgjidhjen e çështjeve të fundit të shekullit XIX-të dhe fillim të shekullit XX, me ç’rast pengesën kryesore ishin dallimet mbi origjinën kombëtare të revolucionarit Goce Dellçev.

“Topin” për debat në Sofje e hodhi të dielën (29 09 2009), zëvendës kryeministri i Bullgarisë dhe lideri i VMRO-së Krasimir Karakaçanov. КSiç kanë  raportuar mediat në vend duke iu referuar agjencisë BGNES, Karakaçanov e ka kundërshtuar deklaratën e mëparshme të presidentit Stevo Pendarovski për afatet që duhet t’i kenë shkencëtarët në komisionet për çështje historike dhe e ka lidhur atë me takimin e Këshillit Evropian që është i  planifikuar në mes të tetorit. në të cilën pritet datë e mundshme për fillim të negociatave për aderim të Maqedonisë në BE. “Bullgaria (më 17 tetor) s’duhet të japë dritën e gjelbër për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedoninë për sa kohë që nuk pastrohen të gjitha falsifikimet e historisë“, ka kërkuar Karakaçanov.

Ndaj kësaj ka reaguar kreu i shtetit bullgar, që u thirr nga presidenti Rumen Radev që ditën e nesërme për të ndërtuar një pozicion shtetëror për këtë çështje. Qysh në orët e hershme të pasdites të hënën 30.09.2019. përfundimi ishte i qartë- nuk do të ketë bllokadë në tetor, por qeveria do të hartojë “pozicion kombëtar me kërkesa dhe kritere të qarta për mbrojtjen e interesit kombëtar bullgar” gjatë negociatave për anëtarësim të Maqedonisë Veriut në BE (R. Radev – ueb faqja zyrtare).

Deklarata të ngjashme erdhën edhe nga kryeministri Bojko Borisov, i cili dallohet me vlerësimin që nëse Bullgaria e bllokon Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së, ndërsa 27 vendet tjera mbajnë qëndrim të kundërt, kjo do të mbetet e shënuar në histori. Deklaratat e Radevit dhe Borisovit dhe kreut të[ diplomacisë Ekaterina Zaharieva mund t’i lexoni  përmbledhjen gjithëpërfshirëse që atë ditë e bëri Meta.mk  me ç’rast është e qartë nga të gjitha pozicionet se gjatë negociatave të pranimit të Shkupit në BE, hapja ose mbyllja e kapitujve do të diktohen edhe nga kërkesat e Sofjes.

Shkupi ka reaguar me kujdes ndaj deklaratave të Sofjes. Kryeministri Zoran Zaev, sipas disa mediave në vend, ka deklaruar se është e mundur të gjendet zgjidhje për çështjet e hapura, por edhe se për atë është i nevojshëm vullneti i Bullgarisë.

“Është e mundur që zgjidhje për çështjet e hapura me Bullgarinë të gjejmë shpejtë. Kemi nënshkruar marrëveshje në të cilën kemi rënë dakord që kemi histori të përbashkët, dhe natyrisht një pjesë e historisë sonë është unike për të dy vendet, dhe në këtë frymë besoj që komisionet do të gjejnë zgjidhje. Komisioni është profesional dhe është dizajnuar për të definuar gjërat. Sugjerimet tona janë të ndërmarrim hapa të guximshëm, hapa të mbështetur në fakte dhe të vërteta, faktet dhe e vërteta janë të qarta dhe bëjmë thirrje për të gjetur zgjidhje dhe besoj sqë nuk mjafton vetëm pala jonë të ketë vullnet, për atë nevojitet vullnet edhe nga pala bullgare”ka deklaruar Zaevi në një konferencë për shtyp në qeveri për një temë tjetër.

Presidenti Stevo Pendarovski e ka përsëritur gjithashtu qëndrimin e tij të kujdesshëm, duke u ndal vetëm në vlerësimin se nuk kishte asnjë sinjal nga Sofja se do të kishte bllokadë në Këshillin e Evropës në tetor.

Topin u përpoq ta lëshojë për toke ish-presidenti bullgar Rosen Plevneliev, i cili në një deklaratë për Radio Fokus nga Bullgaria të nesërmen , më(01.10.2019), tha  se Sofja zyrtare duhet të ndalojë së vepruari “me patriotizëm të rremë dhe njollosë gjërat në momentin e fundit”, dhe në vend të kësaj të hidhet në investime në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ta mbështesë qeverinë, duke e krahasuar situatën me nivelin e investimeve greke në vend.

“Flaka e fortë” që kërcënonte se do të shkaktonte “zjarr” më të madh në marrëdhëniet midis Shkupit dhe Sofjes është sjellë përkohësisht nën kontroll, por me qëllim që të mbahet “zjarri” përsëri u kujdes ai që goditi për herë të parë topin të dielën. Karakaçanov, lideri i partisë në qeverinë bullgare VMRO, partia e njëjtë e cila kërkon ndalimin e Komitetit të Helsinkit në Bullgari, bëri një deklaratë skandaloze sipas vlerësimit të një pjesë të politikës dhe publikut të Maqedonisë. Politikanët maqedonas, të cilët i njihte mirë dhe kishte pirë raki me ta në tryezë “janë bullgarë shumë të mirë, por kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve, bëhet e vështirë dhe ata fillojnë të polemizojnë dhe të shpjegojnë se nuk mund të flitet për histori të përbashkët”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button