Derbi i javës së tetë në Serie A i takon kampionit në fuqi Juventus, i cili mposhti Napolin me rezultat 2-0 në Juventus Stadium.
Edhe pse në pjesën e parë nuk kishte gola, të dyja skuadrat treguan futbolli kualitativ.
Në pjesën e dytë, Juventus bëri ndryshime në fushë, duke mundësuar kështu edhe ndryshimin e rezultatit.
Goli i parë erdhi në minutën e 80-të nga Martin Caceres ndërsa vetëm dy minuta më pas (82’), Paul Pogba goditi me vole për të çuar rezultatin në 2-0.
Edhe pas xhiros së tetë, Juventusi mbetet skuadra e vetme pa humbje këtë sezon në Serie A, me 22 pikë, tri më shumë se Napoli.