Site icon PORTALB

Dikur prindërit e tij pastronin zyra, sot Mario është pronar i tyre

Kim dhe Mario

Grimieri i famshëm me origjinë shqiptare, Mario Dedivanovic festoi dje ditëlindjen e 37-të. Nuk mund të mungonte urimi nga mikesha e tij e ngushtë, Kim Kardashian, e cila zgjodhi dy foto dhe disa fjalë të ëmbla për grimierin e saj të preferuar dhe mikun më besnik, siç e quajti ajo. Por kjo ditëlindje ishte shumë e veçantë për Marion, pasi më në fund, ai ka bërë realitet ëndrrën e tij 20-vjeçare. Grimieri ka arritur të blejë në Nju Jork zyrat që gjithmonë ka ëndërruar. Këtë lajm ai e ka ndarë me ndjekësit me një shkrim të gjatë, ku tregon se si arriti t’ia dilte që të zotërojë zyra si ato që dikur prindërit e tij pastronin, transmeton Revista Class.

O zot! Sot, në 37-vjetorin tim, mora çelësat e zyrave të mia të reja në Nju Jork. U zgjova i lumtur dhe i emocionuar për të ardhmen, pasi kjo ka qenë ëndrra ime prej më shumë se dy dekadash. Kur prindërit e mi mbërritën në këtë vend, ata pastronin zyra si këto për shumë vite. Ëndërroja gjithmonë të jetoja në këtë zonë të Nju Jorkut dhe të kisha pranë edhe zyrën time. (Dhe ëndërroja të shkoja në zyrë me atlete dhe T-shirt, sipas mënyrës sime).

Sot kjo ëndërr u bë realitet… 20 vite më vonë. Dëgjoni, e di që shumë prej jush mendojnë se është një kohë e gjatë, por unë jam falënderues ndaj këtij udhëtimi të gjatë, vuajtjeve dhe punës së madhe që kam bërë për të arritur deri këtu. Jam më i zgjuar tani. Kam më shumë eksperiencë. Po bëhem burri që kam parashikuar gjithmonë. Ky është një hap më shumë në këtë udhëtim të gjatë, ose më saktë është një pjesë më shumë e puzzle-it. Për të gjithë artistët në botë: Ju lutem mos u dorëzoni deri sa të arrini objektivat dhe ëndrrat tuaja. Ndoshta do të duhen shumë vite. Më besoni, kam qenë gati të heq dorë shumë herë. Ecni para dhe besoni te vetja juaj! Jini të fortë!

Faleminderit për mbështetjen tuaj gjatë këtyre viteve dhe që i bëtë ëndrrat e mia realitet. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri. Ju dua të gjithëve! Ok, e qepa tani”, shkruan Mario.

Ai është shembulli perfekt i suksesit dhe pa dyshim që do të shërbejë si frymëzim për shumë njerëz që e ndjekin dhe e adhurojnë punën e tij.

 

Exit mobile version