Site icon PORTALB

U promovua pajisja për incizim të seancave gjyqësore, është i lidhur me Sistemin AKMIS

Promovimi i pajisjes për incizim audio të seancave gjyqësore. Në foto: Kejt Meri Berns dhe Ivan Gjolev

Promovimi i pajisjes për incizim audio të seancave gjyqësore. Në foto: Kejt Meri Berns dhe Ivan Gjolev

Në Gjykatën Penale në Shkup sot u promovua pajisja e cila do të shërbejë për incizim audio të seancave gjyqësore, njofton Portalb.mk.

Pajisja e cila është donacion i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), dhe në praktikë përdorimi i saj do të thitë se në seanca nuk do të ketë nevojë për nëpunës që do të mbajë shënime nga seanca, por ajo do të incizohet në audio dhe palëve do t’u ndahet CD-ja.

Me këtë do t’i iket përsëritjes dhe kthimit mbrapa të fjalimeve të prokurorëve, avokatëve, gjykatësit dhe dëshmitarëve në seanca gjyqësore, siç ndodhte deri tash që të mund nëpunësi “të kapë” gjithçka. Nëpunësit do të qëndrojnë në seancë, ata do të duhet ta ndjekin, ndërkaq pas seancës nëse ka nevojë do të bëjnë raport shtesë. Aparatura është e lidhur me Sistemin AKMIS dhe incizimet audio të kyçen direkt në të.

Gjatë promovimit të pajisjes, të pranishëm ishin edhe kryetari i Gjykatës, Ivan Gjolev dhe ambasadorja e ShBA-ve, Kejt Meri Berns.

Exit mobile version