Komiteti i Helsinkit: Kushtet në burgje ende me probleme të vjetra

Komiteti i Helsinkit ka publikuar raportin për gjendjen e burgjeve në vend, transmeton Portalb.mk.

“Ka njoftim nga Drejtoria për kryerjen e sanksioneve se edhe ai repart do të shkatërrohet, ndërsa të burgosurit do të transferohen. Problemet të cilat paraprijnë janë kushtet substandarde në repartet e burgjeve në “Idrizovë” edhe në repartin mashkullor dhe femëror”, theksoi Uranija Pirovska, kryetarja e Komitetit të Helsinkit.

Ky raport është në kuadër të projektit “Jetë pas grilave” të mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në RMV. Në raport sqarohet se ka përmirësim të kushteve, si zvogëlimi i mbingarkesës në burgje, transparenca në institucione dhe prishja e repartit “Kadetët” në burgun e Idrizovës.

Hulumtimi i Komitetit të Helsinkit është zhvilluar nga muaji shkurt deri në shtator.

Pirovska tha që edhe pse ka përmirësim të dukshëm  në lidhje me kushtet në burgje megjithatë ende ka probleme  në repartin e mbyllur në “Idrizovë”, në të cilin gjenden një numër i madh i të burgosurve, mes të cilëve ka edhe të dënuar me burg të përjetshëm.

Sibel Amet, koordinuesja e projektit në Shkup tregoi se një nga problemet në burgje është edhe mbrotja shëndetësore.

“Kemi hasur në një situatë ku nuk ka ilaçe të mjaftueshme,  ku një pjesë e mirë e burgjeve nuk kanë mjek të përhershëm të burgut”, tha Amet.

LEXO: U përmirësuan kushtet për qëndrim në Burgun e Idrizovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button