Site icon PORTALB

Komuna e Mavrovës i shfuqizoi lejet për hidrocentralet në lumin e Zhirovnicës

Lumi i Zhirovnicës 200 metra mbi vendin e parashikuar me projekt

Kryetari i komunës Mavrovës dhe Rostushe Medat Kurtovski i ka nënshkruar vendimet e për shfuqizimin e lejeve për ndërtimin e dy hidrocentraleve të vegjël në lumin e Zhirovnicës në Parkun Kombëtar Mavrovë.  Me këtë shfuqizohen lejet e ndërtimit të investituesit Hidrogen Enerxhi  Grup.

Me vendimet për shfuqizim të cilat Kurtovski i ka nënshkruar javën e kaluar, investituesi Hidrogen Enerxhi Grup i humbi lejet për ndërtim të hidrocentraleve të Zhirovnicës 5 dhe Zhirovnicës 6 për shkak të tejkalimit të afatit dy vjeçar nga momenti kur lejet kanë hyrë në fuqi.

Pas këtij vendimi, ambientalistët presin që Qeveria të ndërpresë kontratat e koncesionit për dy hidrocentrale të vogla në lumin e Zhirovnicës në Parkun Kombëtar Mavrovë, siç theksojnë ata, në përputhje me kërkesat e Konventës së Bernës dhe Parlamentit evropian.

Kurtovski i tha REL-së se ai kishte nënshkruar vendimet për pavlefshmëri dhe e ka konstatuar shfuqizimin e vlefshmërisë së lejeve të ndërtimit, pasi mori informacionin nga kontrolli në terren nga inspektorati komunal i ndërtimit në korrik të këtij viti.

Inspektorët, në lokacionet ku është planifikuar ndërtimi i hidrocentraleve kanë vërtetuar ndërprerjen e vlefmërisë së lejeve licencave për ndërtimin e hidrocentraleve për shkak të skadimit të afatit prej dy vitesh.

Abdija Saliu – këshilltar për lëshimin e lejeve për ndërtim dhe ekstrakte nga planet urbanistike në komunat e Mavrovës dhe Rostush sqaron se kryetari Kurtovski “i  shpall ato vendime të pavlefshme” me arsyetimin se Inspektorati i ndërtimit ka vepruar në përputhje me kompetencat që ia ka dhënë ai në bazë të Ligjit pë ndërtim.

Saliu përmes emailit u përgjigj se nuk mund të na dërgonte dokumentet në të cilat Kurtovski i ka nënshkruar vendimet për pavlefshmëri.

“Investuesi ka afat ligjor prej 15 ditësh nga dita e pranimit të vendimit për të parashtruar ankesë. Deri më tani investuesi nuk ka parashtruar ankesë”, thotë Saliu.

Kërkuam informacion nga investuesi nëse ata e kishin pranuar vendimin për pavlefshmërisë dhe nëse do të parashtronin ankesë, por deri në botimin e tekstit ne nuk morëm përgjigje.

Përndryshe, investitori Hidrogen Energy Grup është konsorcium i formuar nga kompanitë “Hydrogen Grup” dhe “Feroinvest”.

Një nga pronarët e “Feroinvest-it” është zëvendëskryeministri Koço Angjushev, ndërsa vëllai i tij Todor Angjushev është menaxher. Kjo kompani drejtpërdrejt dhe tërthorazi zotëron një të tretën e gjithsej 75 hidrocentraleve të vogla funksikonale në vend.

Pronari i dytë është kompania “Hydrogen Grup” e themeluar nga menaxheri i njohur Predrag Çemerikiq dhe partnerët e tij, biznesmenët Dejan Kalenikov dhe Sasho Vasilevski.

Kontratat e koncesionit për “hidrocentralet kontestuese” në lumin e Zhirovnicës, sipas vlerësimeve të ambientalistëve, u nënshkruan në vitin 2015, por investuesi Hydrogen Enerxhi Grup nuk arriti ta realizojë projektet brenda afatit tre vjeçar, dhe qeveria vendosi që në 2018 të vazhdojë kontratat për koncesion deri në janar të vitit 2020, në një takim ku mori pjesë edhe Angjushevi.

“Duke pasur parasysh se lejet e ndërtimit janë shfuqizuar, ka më shumë të ngjarë që investuesi nuk do t’i realizojë projektet brenda afatit plotësues 3 janar të vitit 2020. Kjo do të thotë që deri në fund të vitit qeveria do të duhet të merr vendim për të ardhmen e kontratave të koncesionit për këto dy hidrocentrale në Mavrovë, ”thotë Aleksandra Bujaroska – avokate e mjedisit nga organizata civile “Front 21/42”.

Ajo pret vendim të ngjashëm edhe nga Inspektorati i mjedisit që duhet të merr vendim rreth “mangësive të  evidentuara në Elaboratet për mjedisin jetësor”, pasi inspektorët kanë shënuar se koordinatat e projektit në zgjidhjet e aprovuar për Elaboratet nuk korrespondojnë me koordinatat aktuale në kontratën e koncesionit.

“Shpresojmë që qeveria do të ndalojë t’iu shikojë mes gishtave dhe përfundimisht do të ndërprej kontratat për koncesion për HEV Zhirovnica nr. 5 dhe HEV Zhirovnica nr. 6 në përputhje me Rekomandimin Nr. 184 të Konventës së Bernës dhe Rezolutës së Parlamentit Evropian të vitit 2018 dhe kërkesës së popullatës lokale në Zhirovnicës “, thonë nga Fronti 21/42.

Kërkesa për fillimin e inspektimit në komunën e Mavrovës dhe Rostushe në prill të këtij viti u paraqit nga Fronti 21/42, pas sugjerimit që realizimi i projekteve të hidrocentraleve në Mavrovë e minon idenë  për parkun kombëtar, pasi ato e përfaqësojnë natyrën dhe biodiversitetin.

Parku Kombëtar Mavrovë u shpall në vitin 1949 për bukurinë e tij unike natyrore, rëndësinë historike dhe shkencore të pyjeve dhe zonave të pyllëzuara përreth rrafshit të Mavrovës.

Exit mobile version