Krateri i Tetovës!
Rrugët me gropa në Tetovë vështirësojnë komunikacionin, disa madje janë aq të thella sa dëmtojnë veturat që janë të detyruara të kalojnë nëpër të njëjtat. Rrugët anësore të qytetit janë më të dëmtuarat. Redaksia e Portalb së fundmi ka fotografuar “Kraterin e Tetovës”, transmeton Portalb.mk.
Qytetarët ankohen se rrugët e Tetovës janë plot me gropa dhe se të njëjtat vështirësojnë kalimin e tyre lirshëm. Ata madje thonë se veturat ju dëmtohen vazhdimisht, gjë që paraqet shpenzim për qytetarët.
Në fotografinë e mëposhtme shihet një nga shumë gropat nëpër rrugët e Tetovës. E njëjta ndodhet në rrugën “Jane Sandanski”, një ndër rrugët kryesore dhe me të frekuentuara në qytet. Gropën e kemi emërtuar “Krateri I Tetovës” sepse i ngjan kraterit vullkanik.
Kjo rrugë është 2 minuta larg Komunës së Tetovës.
LEXO: Tetovë, kërkesa për rrugë pa gropa, e largët sa rruga për në Mars