Site icon PORTALB

17-vjeçarja shqiptare mahnit Greqinë në “X Factor” (video)

Një 17-vjeçare shqiptare ka lënë pa fjalë publikun me performancën e saj në “X Factor Greece 2019”, transmeton TopChannel.

Jody Lulati ka konkurruar në konkursin muzikor me këngën “You know I’m no good” të Amy Winehouse duke marrë duartrokitje dhe vlerësime të merituara nga juria greke.

17-vjeçarja mori një “PO” të madhe nga të katër trajnerët, ndërsa në prapaskenë e prisnin prindërit, ndërsa tha me zë të lartë se vjen nga Shqipëria.

Exit mobile version