Site icon PORTALB

RMV, këto janë ndryshimet ligjore për administratorët të cilat pritet së shpejti të miratohen

Deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2020, qytetarët do të munden t’i shohin rezultatet e dukshme nga projekti për riorganizim dhe optimizim të administratës publike me qëllim që të rritet efikasiteti i punës së administratës. Kështu tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski përpara fillimit të debatit për ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët Administrativ, njofton Portalb.mk.

Reformat në administratë janë kusht kryesor për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Të punësuarit në administratën publike që do të pranojnë të transferohen në sektorin privat do të marrin rroga më të mëdha, ndërkaq kompanitë që do t’i pranojnë këto punëtor do të marrin subvencione për kontributet”, tha Mançevski në lidhje me projektin e paralajmëruar për transferim të punëtorëve prej sektorit shtetëror në atë privat.

“Qëllimi i propozim ligjit është që të rritet efikasiteti i punës së administratës, por edhe zgjidhja e problemeve të funksionimit të përditshëm. Në shumë vende, thjeshtësohen procedurat, koordinohen planifikimet strategjike në lidhje me punësimet, buxheti dhe gjithçka që është e nevojshme për institucionet në pajtim me analizat e tyre funksionale. E tërë kjo është në pajtim me projektin e madh dhe që nga fundi i vitit qytetarët do të munden t’i shohin rezultatet e para të dukshme, në lidhje me riorganizimin dhe optimizimin e parë të madh të tërë sistemit të sektorit publik. Po zhvillohen proceset, paralelisht po zbatohet edhe digjitalizimi. Në fillim të tetorit do ta lëshojnë në përdorim regjistrim elektronik të popullsisë kështu që të gjitha shtyllat që janë pjesë e strategjisë për reforma në administratë publike tanimë përfundimisht në fund të vitit do ta shohin dritën e ditës”, shtoi Mançevski

Peco Grujovski nga Sindikata e Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve tha se shumë prej kërkesave të tyre nuk janë pranuar.

“Përpa dy javëve dërguam mënyrë të re të përllogaritjes së rrogave, por nuk morëm përgjigje nga MSHIA dhe Ministria e Financave. Ndryshimet e reja ligjore për administratë dhe zyrtarët administrativ kanë mangësi të cilat patjetër duhet që të ndryshohen përpara hyrjes në procedurë kuvendore”, tha Grujovski.

MSHIA i propozon këto ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Zyrtarët Administrativ:

LEXO MË SHUMË NË LIDHJE ME: REFORMAT NË ADMINISTRATË

Exit mobile version