Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, ish-presidenti francez, Zhak Shirak (Jaques Chirac).
Ai shërbeu në dy mandate si president i Francës dhe ishte ai që futi në përdorim në vend monedhën euro.
Shirak shërbeu si president i Francës prej vitit 1995 e deri më 2007. Ai po ashtu kishte qenë kryeministër i Francës në dy raste, prej vitit 1974 e deri më 1976 dhe prej 1986 e deri më 1988.
Emri i tij u përfshi ne disa skandale korrupsioni disa vite pasi kishte lënë postin e Presidentit. Lajmin për vdekjen e ka dhënë familja e tij.
Zhak Shirak lindi me 29 nëntor 1932 në Paris.